TIRANE- Një skemë mashtrimi me tatimet është zbuluar nga Sektori i Krimit Ekonomik në Policinë e Shtetit, ndërsa sipas vlerësimeve nga administrata tatimore dëmi ekonomik arrin në rreth 26 milionë dollarë.
Hetimi bëhet me dije se ka nisur bazuar në materialin e referuar nga Drejtoria Hetimit Tatimor, dhe në bashkëpunim me Task-Forcën e Prokurorisë së Tiranës kanë zbuluar një skemë mashtrimi me tatimet, ndërsa kanë lëshuar 9 urdhër-arreste për personat e dyshuar si përgjegjës.
Skema e mashtrimit me TVSH-në bëhej nëpërmjet krijimit të kompanive fantazmë. Në pranga kanë përfunduar 5 persona dhe 4 të tjerë janë shpallur në kërkim.
Këta shtetas, nëpërmjet kësaj skeme përfitimi, i kanë shkaktuar shtetit një dëm ekonomik prej 26 milionë dollarë.
DETAJE TË HETIMIT
Hetimi ka nisur bazuar në materialin e referuar nga Drejtoria e Hetimit Tatimor dhe është regjistruar procedim penal për veprat penale të "Falsifikimi i dokumenteve", parashikuar nga neni 186 i K. Penal, "Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve", parashikuar nga neni 190 i K. Penal dhe "Mashtrimi", parashikuar nga neni 143/2 i K. Penal.
Nga hetimet e deritanishme rezulton se: Subjektet tregtare, të konsideruara të Nivelit II, sasitë e Skrapit i sigurojnë duke e blerë nga shtetas të ndryshëm, nga fitimi i tenderëve të ndryshëm për blerje hekuri për SKRAP (kryesisht nga demontimi i ish fabrikave te ndryshme), apo nga subjekte të tjerë, të cilëtjanë te regjistruar ne QKR dhe ne Sistemin Informatik te Tatimeve, me aktivitet grumbullim e shitje Skrapi.
Por, në fakt shumica e subjekteve, të konsideruara tëNivelit III , janë të regjistruar si ne QKR ashtu edhe ne tatime ne mënyre fiktive, vetëm për te tërhequr blloqet me fatura TVSH-je ne Drejtorite Rajonale te Tatimeve, dhe perdorimin e ketyre blloqeve, duke leshuar fatura shitje me TVSH fiktive, per shitje SKRAPI, për subjektet e Nivelit II. Pra, fiktiviteti i faturës qëndron në faktin se është bërë vetëm lëshim i faturës tatimore të shitjes, për efekt te kreditimit te TVSH-së, nga subjektet e nivelit te dyte, pa derguar ne fakt mallin (SKRAPIN).
Nisur nga këqyrjet e vendeve te ushtrimit te aktivitetit, deklarimet e shtetasve dhe deklarimet ne sistemin informatik te tatimeve, etj, rezulton se shumica e subjekteve te nivelit te III, jane krijuar nga vete administratoret e subjekteve te nivelit te II, kjo duke shfrytezuar njohjet e tyre me persona me gjendje te rende ekonomike, persona te panjohur ne shoqeri, apo persona qe nuk kane fare dijeni mbi legjislacionin tatimor dhe pasojat qe sjellin këto krijime Niptesh, te cilëve, kundrejt pagesave ne shuma te vogla ju kane marre dokumentacionin personal si pasaporte, karte identiteti etj, dhe me kete dokumentacion kane bere regjistrimet e subjekteve ne QKR e per rrjedhoje dhe ne Tatime, dhe me pas kane terhequr ne Drejtorite Rajonale te Tatimeve edhe Blloqet me faturat e TVSH-së.
Këto subjekte te Nivelit te III,kane leshuar fatura tatimore shitje per subjektet e nivelit te II ne...