A1Report siguron pamjet ekskluzive të filmuar nga një kamer amatore ku tregohen momentet e shpërthimit të një bombole gazi në një ndërtesë dy katëshe në qytetin e Lushnjës.
Në video duket ndërtesa e përfshirë nga flakët dhe pas disa sekondash ndodh dhe shpërthimi i bombolës së gazit që gjendeshe brenda në ndërtesë. Si pasojë e shpërthimit ka mbetur i plagosur një efektiv i policisë, që ndodhej pranë godinës në pritje të zjarrfikëseve.
I plagosuri është shtetasi Dajlan Debinja, i cili është dërguar me urgjencë në spitalin e Lushnjës, ku ndodhet jashtë rrezikun për jetën. Mësohet se flakët e zjarrit përshinë fillimisht katin e dytë të banesës, ndërsa të zotët e godinës dolën në kohe dhe njoftuan policinë dhe zjarrfikësen.
Forcat e policisë mbërriten menjëherë në vëndngjarje dhe pikërisht në momentin që efektivi i policisë po punonte për të mbajtur larg njerëzit nga zjarri u regjistrua edhe shpërthimi.
Më pas në vendngjarje mbërritën edhe forcat zjarrfikëse, të cilët vunë nën kontroll flakët e zjarrit.