A1 Report - Spitali s'ka aparatura, 20 të sëmurë nga Vlora në Fier për të bërë dializën

Report TV 2015-08-21

Views 2

VLORË - Rreth 20 të sëmurë që duhet të marrin shërbimin e hemodializës në Vlorë po përballen me vështirësi të shumta për trajtimin e sëmundjes. Të sëmurët detyrohen të shkojnë 3 herë në javë në spitalin e Fierit.


Rreth 20 të sëmurë që duhet të marrin shërbimin e hemodializës në Vlorë po përballen me vështirësi të shumta për trajtimin e sëmundjes. Shkak është bërë mungesa e aparaturave në spitalin rajonal të Vlorës, duke detyruar të sëmurët që të shkojne rreth 3 herë në javë në spitalin e Fierit për të marrë këtë shërbim. Ky itenerar I kryer nga të sëmurët 3 herë në javë sjell jo vetëm një kosto të lartë, por edhe një ndikim negativ për shëndetin e tyre.


" Momentalisht mjekohem në Fier, tre herë në javë. Detyrohem të nisem që në tre e gjysëm të mëngjesit, i sëmurë për të shkuar dhe për t'u kthyer nga Fieri. Nëse do të ishte në Vlorë,do të ishte shumë më mirë sepse për shumë arsye, në vendet jashtë ambulance i merr nga shtëpia dhe i sjell në shtëpi të sëmurët me hemodializë", thotë Sadik Beqiri një i sëmuri me dializë.



Ky fakt mbështet edhe nga drejtori i spitalit rajonal të Vlorës, Remzi Haxhiu, i cili shprehet:

"Aktualisht, kjo mundësi në spitalin e Vlorës nuk është, mungon. Duke menduar se një numër i madh të sëmurësh që banojnë në rrethin e Vlorës shkojnë në Fier, unë mendoj se duhet të ishte më mirë që këta të sëmurë të trajtoheshin në qytetin e tyre".



Mungesa e aparaturave të dializës është një problem shqetësues edhe për spitale të tjera të vendit dhe shumica e të sëmurëve e marrin këtë shërbim në spitalet e Tiranës.

Share This Video


Download

  
Report form