A1 Report - Atentati, Albert Stafa montoi bombën në makinën e oficerit

Report TV 2015-08-21

Views 1

TIRANE- Policia e Tiranës, dyshon se Albert Stafa, montuesi i eksplozivëve me celular, të ketë qenë kontakti i disa grupeve kriminale me pagesë që kryenin eleminime dhe shkatërrime me lëndë plasëse.

Janë të paktën 6 raste të shpërthimeve ku policia ka dalluar dorën e Stafës në mënyrën e montimit të lëndëve eksplozive me celuar.

Policia ka qenë e rezervuar në dhënien e informacioneve për ngjarjet, por të paktën njëra prej tyre dyshohet të jetë atentati ndaj komandantit të shërbimeve të Komisariatit Numër 6 të Policisë së Tiranës, Shkurt Toplana.

Oficeri i policisë, shpëtoi paq nga shpërthimi, edhe pse ndodhej brenda automjetit të tij privat kur shpërtheu.

Policia vijon të marrë në pyetje Stafën, në lidhje me porositësit e mekanizmave të tillë të eksplozivëve dhe lidhjet e tyre me elementët dhe grupet kriminale.

Policia ka dyshime se pjesa më e madhe shpërthimeve me eksploziv, që kanë përdorur bombat e montuara nga Stafa, të jenë organizuar dhe drejtuar nga një I dënuar, nga brenda burgut.

Policia e kryeqytetit kishte vënë në vëzhgim prej të paktën 2 muajsh Stafën, por informacionet se ai kishte përgatitur një tjetër bombë me celular kanë nxituar policinë për ta arrestuar dhe parandaluar ngjarjen e radhës me eksploziv.

Share This Video


Download

  
Report form