TIRANE- Qyteti 3000 vjeçar i Butrintit, i njohur si pjesë e pasurisë botërore të UNESCO-s si dhe ishujt e famshëm të Ksamilit me një vendim të qeverisë "Berisha", u janë kthyer pronarëve, të cilët jo vetëm kanë falsifikuar dokumentet, por kanë edhe lidhje familjare me ish-zyrtarë të lartë.
Forumi për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore ka denoncuar skandalin e radhës së ish-qeverisë Berisha dhe i ka kërkuar qeverisë Rama që ta anulojë menjëherë këtë vendim.
Ky forum i ka kërkuar Prokurorisë së Përgjithshme që të nisë hetimet dhe të nxjerrë para drejtësisë ata që kanë falsifikuar dokumentet dhe kanë thyer lidhet shqiptare për zonat e mbrojtura.