LEZHË - Një i ri ka mbetur i vdekur pas përplasjes së motoçikletës që ai drejtonte me një automjet. Ngjarja u shënua në aksin Lezhë-Laç, ku për pasojë humbi jetën 20-vjeçari Nik Kukaj.
Sipas policisë së Lezhës automjeti tip "Fiat" me targë AA149 HG i ka ndërprerë rrugën motoçikletës.
Nga përplasja ka mbetur i plagosur edhe drejtuesi i mjetit Haki Kapllani, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Lezhës.