A1 Report - Shkup, nis fushata per zgjedhjet e parakohshme parlamentare

Report TV 2015-08-22

Views 0

SHKUP- Partitë politike në Maqedoni kanë nisur të shtunën fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 27 prillit. Tubimi qendror i Partisë shqiptare Bashkimi Demokratik për Integrim u zhvillua në Sllupçan të Likovës, nën drejtimin e kryetarit Ali Ahmeti. Ai tha se motoja e BDI-së në këto zgjedhje parlamentare do të jetë "Bashkë më mirë, më të fortë, për Evropë", ndërsa synim kryesor i partisë, do të jetë anëtarësimi në NATO.

Nga ana tjetër, kreu i Partisë Demokratike shqiptare, nga ana tjetër ka bërë thirrje që shqiptarët e Maqedonisë të votojnë kandidatët e kësaj partie si alternative më e mirë për ta.

Paralelisht me zgjedhjet parlamentare mbahen dhe ata presidenciale Kandidati i opozitës maqedonase Stevo Pendarovski i ka ftuar të gjithë qytetarët e Maqedonisë të mobilizohen për të bërë ndryshime. Ndërkohë, Kryeministri i Maqedonisë, Nikola Gruevski u shpreh nga Shkupi se VMRO-së i duhen 62 deputetë në Kuvend, me qëllim që të mund të realizojë reformat. Ai ka kërkuar mbrëmë në Shkup votën masive të maqedonasve, me qëllim që të shmangë presionet, siç pretendoi ai, që i bëhen nga ana e shqiptarëve.

Share This Video


Download

  
Report form