A1 Report - Ra ne kanionin e Erzenit,gjendet pas 10 ditesh trupi i 18-vjeçarit

Report TV 2015-08-22

Views 2

TIRANE - Gjendet trupi i pajetë i 18-vjeçarit Erjon Alizoti, ekskursionisti i cili prej gati 10 ditësh kërkohej në Kanionet e Erzenit, pasi u rrëzua aksidentalisht në lumë, i zhdukur prej 30 marsit.

Trupi i 18-vjeçarit Erjon Alizoti u gjet nga polumbarët dhe Forcat RENEA në një guvë rreth 20 metra larg vendit ku ai u rrëzua dhe do t'i nënshtrohet ekspertizës në morg.

I riu bashkë me grupin mbi 50 veta ishin organizuar në rrjetin social "Facebook", nga "Rrjeti i Vullnetarëve Shqiptarë". Erjoni u rrëzua bashkë me një djalë tjetër, i cili fatmirësisht arriti të shpëtohej nga pjestarët e tjerë të grupit. Policia procedoi penalisht organizatorët e këtij eksursioni për mos krijimin e kushteve të sigurisë e grupit të të rinjve.

Në kërkimet për gjetjen e Erjonit, u përfshinë dhe familjarë, miq, shokë dhe vetë personi që ka qënë dëshmitari kryesor, i cili prej tre ditësh ka qenë së bashku me policinë, ku i ka orientuar rreth kërkimeve duke kërkuar dhe vete, për të gjetur trupin e pajetë të shokut të tij.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS