Ish kandidatët Ostreni dhe Selmani: Bojkot zgjedhjeve

alsatmtv 2015-08-22

Views 2

Të mos votohen kandidatët e njëanshëm të cilët nuk reflektojnë edhe vullnetin e shumicës së shqiptarëve. Kështu vlerëson ish kandidati i BDI-së për president Gëzim Ostreni, i cili tha se ka ardhur koha që shqiptarët të marrin përgjegjësinë për udhëheqjen e shtetit, duke marrë një nga 3 funksionet kyçe të shtetit. Asnjë nga kandidatët presidencial, sipas tij, nuk vlen për tu votuar.

"24 vjet me rradhë, ne shqiptarët jemi përfshirë në procesin e demokratizimit të vendit, me pjesëmarrje aktive në ndërtimin dhe zhvilimin e shtetit të Maqedonisë, por, asnjëherë nuk arritëm të marrim një nga tre funksionet e para të shtetit. Me qëllim që të ndryshojmë këtë realitet, ne Bashkimi Demokratik për Integrim konsiderojmë se sistemi në demokraci duhet tu krijojë dhe ofrojë mundësin të gjithëve, edhe shqiptarëve, turqëve, romëve, boshnjakëve dhe të tjerëve që të ndjehen të barabartë", deklaroi Gëzim Ostreni, Ish kandidat për president.

Edhe ish kandidati tjetër shqiptar Imer Selmani vlerëson se asnjë mobilizimim nuk mund të rezultojë me futjen e një shqiptari në raundin e dytë. Prandaj sipas tij, vendimi më i drejtë është të bojkotohen zgjedhjet, deri sa të arrihet marrëveshje për zgjedhjen e kryetarin në Kuvend ose gjetjen e një formule për kandidat të pranueshëm për të gjitha bashkësitë.

"Mobilizimi i shqiptarëve për të votuar kandidatin e opozitës mendoj se është jo vetëm nën nivel, por mendoj se nuk do të ketë ndonjë efekt, por thjesht edhe vetë kandidati, edhe ata që e kandidojnë nuk e dinë përse e kanë kandiduar. Unë tani nuk e shoh asnjë kandidat që të mund ta investoj votën time për të ardhmen e vendit. Andaj mendoj që Maqedonia duhet të pësojë një ndryshim. Qoftë ajo që përflitet, se duhet të ketë ndryshim kushtetute, qoftë gjendja e një figure që do të unifikojë, dhe do të jetë një model që do ta votojnë qytetarët e Maqedonisë, pavarësisht përkatësisë etnike dhe fetare", u shpreh Imer Selmani, ish kandidat për president.

Të dy ish kandidatët vlerësojnë se cilido të fitojë zgjedhjet presidenciale, nuk mund të përfaqësojë të gjithë qytetarët e Maqedonisë. Benjamin Arifi

Share This Video


Download

  
Report form