MPB, aksion për arrestimin e keqpërdoruesve të regjimit të vizave

alsatmtv 2015-08-22

Views 0

Ministria e Brendshme ka evidentuar dy raste të veçanta për keqpërdorim të regjimit të vizave. Bëhet fjalë për azilkërkues të rrejshëm, tre nga Kocani dhe një nga Shkupi, ndaj të cilëve është ngritur padi penale. Sipas MPB-së, personi që organizonte transportin e azilkërkuesve kishte kërkuar nga 300 euro për person, të cilët nga Kosova, përmes Serbisë dhe Hungarisë, do të përfundonin në Gjermani. Dy nga të dyshuarit kanë qenë evidentuar edhe më herët si pjesëmarrës në transportimin e paligjshëm të emigrantëve. Për 5 personat, është dhënë masa e arrestit paraburgim 30 ditor.

"49 vjeçari nga Koçani ishte angazhuar të siguronte transportimin e katër emigrantëve nga zona e Kocanit dhe Pehçevës, të cilët kishin për qëllim shkuarjen në Gjermani si emigrant ekonomik. I dyshuari, me çmim prej 300 euro për person , kishte siguruar transportin e tyre", deklaroi Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme.

Edhe ne rastin e dytë, Qendra Rajonale për Çështjet Kufitare "Perëndimi" ka ngritur padi penale kundër një 56 vjeçari nga Manastir, ndërsa një person tjetër është i panjohur deri tani, për kryerje të veprës penale të keqpërdorimin e regjimit të vizave me shtetet Bashkimit Evropian dhe të Marrëveshjes së Shengenit. Sipas të dhënave, organizatori nuk ka shkuar në vendin e takimit, dhe personat e mashtruar e kanë denoncuar rastin në polici.

"I paraqituri, me vlerë prej 1850 eurove ka organizuar transportin për gjashtë persona nga Manastiri, prej ku një person i panjohur në afërsi të vendkalimit kufitar "Stenje" në mënyre ilegale i ka ndihmuar të dalin në Shqipëri, ku ishte dashur të shkonte edhe personi i paraqitur dhe për të vazhduar udhëtimin për në Gjermani", tha Gordana Jankullovska, Ministre e Brendshme.

Nga MPB-ja thonë se në tre muajt e parë të vitit 2014 është regjistruar vetëm një rast i tillë organizimi azil-kërkimi. Fenomeni ka ardhur në shuarje, krahasuar me 2013, me 13 raste të tilla. Adrian Kerimi

Share This Video


Download

  
Report form