Vlerësohen 6 personalitet të dala nga zona e Labërisë. Shoqata Kulturore Atdhetare "Labëria", ka nderuar me titullin "Personalitet i Shquar i Labërisë" Prof. Birçe Hasko, Dr. Moikom Zeqo, si dhe investitorin Agim Çiraku, ndërsa me titullin "Mirënjohje e Labërisë", ka vlerësuar Saimir Stratin, Eno Peçin dhe Novruz Dervishaj.
Në këtë aktivitet ka qenë i pranishëm edhe Kreu i Kontrolit të Lartë të shtetit, Bujar Leskaj, i cili ka vlerësuar kontributin e dhënë nga këto personalitete dhe i ka dorëzuar çmimin babait të Eno Peçit.
Aktiviteti është mbyllur me tingujt e muzikës labe. Këto vlerësime janë bërë për të përcjellë tek brezat respektin që duhet të kenë të rinjtë, por dhe gjithë krahina e Labërisë për intelektualët apo artistët që e nderojnë këtë zonë.