Legalizimet, Rama në Korçë: Paguani dritat të keni ulje

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 0

ALUIZNI do i shërbejë qytetarëve, në rolin e një asisteni familjarë. Ka siguruar në këtë mënyre kryeministri, Edi Rama se titujt e pronësisë do të merren nga të gjithë, pa përjashtime.

Gjatë takimit të organizuar mesditën e sotme me banorët e Korçës, për dhënien e titujve të pronësisë, kryeministri Rama, sqaroi uljen që mund të përfitojnë familjet në çmimin e kontributit, duke paguar rregullisht energjinë elektrike.

"Nëse familja i ka parat për t'i dhënë kur duhet, atëherë i bëhet një ulje me 20% nga çmimi dhe 50% te tjera i paguan me letra me vlerë. Nëse nuk paguan menjëherë, por një vit më vonë, përfiton nga ulja që vjen me letrat me vlerë. Ka dhe nje ulje tjetër, që ka të bëjë me faturat e energjisë. Në rast se pagesa është prej 4 milion lekësh të vjetra, ajo fillon nga 3 milion e 600 mijë lekësh të vjetra, vetëm nëse në fund të dy viteve dorëzohen faturat e paguara për energjinë elektrike."

Kreu i qeverisë tha se këto dokumentacione do të plotësohen falas, pa asnjë dallim e pa asnjë vonesë.

"Kush ka ndërtuar në tokën e tij, s'ka asnjë detyrim tjetër. Do i marrë menjëherë dokumentet e pronësisë. Ndërsa ata të cilët kanë ndërtuar në tokën e të tjerëve, u duhet të kontribuojnë për të bërë të mundur, që me fondin të shlyhen detyrimet ndaj ish-pronarëve. Në mënyrë që mos të ketë më asnjë konflikt me ish-pronarët."

Rama tha se në këtë mënyrë barrën e burokracisë e merr përsipër shteti, që në fund të katër viteve pjesa dërrmuese të jenë pronarë, jo vetëm "de facto", por edhe "de juro".

Pjesë e takimit për legalizimet të organizuar në Korçë, ishin edhe zv/kryeministri Niko Peleshi, kreu i ALUIZNIT, Artan Lame dhe ministrja e zhvillimit urgan, Eglantina Gjermeni.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS