A1 Report - Kthimi i emigranteve ne Greqi per 24 ore iken 1500 shqiptare

Report TV 2015-08-22

Views 2

Kthimi i emigrantëve në shtetin fqinj të Greqisë, pas festës së Pashkës ka shënuar radhë në pikën kufitare të Kapshticës. Gjatë 24 orëve të fundit, kanë kaluar kufirin mes dy vendeve mbi 1500 emigrantë.

Edhe pse është vendosur një afat përsa i përket fëmijëve që kanë probleme me toponimet emigrantët shprehen të frikësuar nga pala greke për kthimin e tyre mbrapsht pasi sipas tyre kjo ka ndodhur edhe herë të tjera.

Por jo vetëm kaq, pala greke ka kthyer dy emigrantë ditën e sotme duke iu vendosur gjoba marramendëse deri 1200 euro.

Ndërkaq numuri i emigrantëve të cilër kthehen në vendin e tyre të punës pritet të jetë më i lartë në orët në vijim ndërsa puna në këtë pikë kufitare vijon me intesitet.

Emigrantët që kanë ardhur për Pashkën Ortodokse fundjavën që shkoi në Gjirokastër, shprehin pasiguri për fëmijët e tyre pasi ata mundet që të kalojnë, vetëm në raste festash ndërkohë që e kanë të pamundur të udhëtojnë në ditë të tjera.

Ndonëse kishte fluks sot në Kakavije si pasojë e dyndjes së emigrantëve për t'u rikthyer në vendet e tyre të punës, kjo nuk i ka penguar ata, të qëndronin deri në 2 orë në pritje për të kaluar drejt shtetit fqinj.

Autoritetet greke të Kakavijës, kanë punuar me 3 sportele në hyrje dhe 2 në dalje ndërkohë që autoritetet tona kufitare, kanë funksionuar me 5 në dalje dhe tre në hyrje.

Share This Video


Download

  
Report form