A1 Report - Siguria ne pune Ylli: Kontrollet 5 000 persona te pasiguruar

Report TV 2015-08-22

Views 0

TIRANE- Këshilli Kombëtar i punës ka dhënë shifra alarmante sa i përket rasteve të personave të cilët nuk kanë qenë të siguruar në kompanitë private, ndërkohë që edhe shumë biznese kanë rezultuar të licencuara. Ndërkohë që edhe shifrat e punonjësve, të cilët janë diagnostikuar me sëmundje profesionale apo të aksidenteve në punë kanë qenë të larta. Për këtë arsye, një pjesë e mirë e ministrave të kabinetit qeveritar kanë propozuar që të rritet vëmendja ndaj sigurisë në punë.

Shifrat
Vitin që kaloi 19 shqiptarë humbën jetën, si pasojë e dëmtimit në vendin e tyre të punës. Ndërsa nga tetori i 2013 deri në mars të këtij viti rreth 1500 persona u diagnostikuan me sëmundje profesionale. Çdo vend pune ka ndikim në shëndetin e punonjësve, por ajo që i dallon është masa dhe respektimit të kushteve të sigurisë në punë. Në shumë raste vetëm mbajtja rregullisht e një maske për rrugët e frymëmarrjes, i kursen atyre një sëmundje profesionale. Por, sa zbatohet siguria në punë? Në një kontroll të kryer nga Inspektorati i Punës rezultoi se rreth 5 mijë punonjës punonin pa u siguruar, dhe mbi 2 mijë biznese të palicencuara.

"Për periudhën Nëntor 2013 -- Mars 2014 janë zbuluar 2086 subjekte krejtësisht informale, ku janë konstatuar 4213 punonjës informale, të cilët janë dhe kontribuues të munguar në skemën e sigurimeve shoqërore. Po t'i bashkosh kësaj shifre dhe atë të punëmarrësve informalë të konstatuar gjatë inspektimeve në subjekte të licencuara, kjo shifër shkon në 4997", ka pohuar Dritan Ylli, drejtor i Inspektoratit të Punës.

Prioritetet
Gjatë Këshillit Kombëtar të Punës, përfaqësuesit e saj u shprehën se mbështetja ndaj biznesit do të jetë prioriatare. Aktualisht po paguhen borxhet e prapambetura, por nga ana tjetër edhe bizneset duhet të ofrojnë më shumë siguri e punësim për qytetarët. "Ne tashmë kemi disbursuar 200 milionë, mbetet çështje ditësh për t'u parë efektet në biznese në mënyrë që ai të kënaqet dhe të na përgjigjet me më shumë volum pune dhe me më shumë investime", tha Shkëlqim Cani, ministër i financave. Ndërkaq edhe Ministria e Shëndetësisë si pjesë e këtij këshilli ka ofruar garancinë e vet, për të hartuar strategji për mbrojtjen e shëndetit në punë të punonjësve, nga elementët kimikë e subanstancave kancerogjene.

Share This Video


Download

  
Report form