PD në Lezhë bllokon këshillin bashkiak, shkak debatet për çështjet e rendit të ditës

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 0

Lezhë- Edhe pse janë në minorancë të djathtët në këshillin bashkiak të Lezhës, kanë arritur të ndërpresin mbledhjen e radhës të këtij këshilli, duke miratuar vetëm ndihmën ekonomike. Shkak për këtë situatë është bërë, mungesa e dokumentacionit të plotë mbi pikat e rendit të ditës të cilat kishin një rëndësi të veçantë, por administrata e bashkisë së Lezhës nuk kishte paraqitur asnjë informacion mbi realizimin e të ardhurave dhe auditimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit në këtë njësi vendore.

Nga ana tjetër këshilltarët e majtë kanë kërkuar, që të vijohet me pikat e tjera të rendit të ditës, por kjo nuk është pranuar nga të djathtët të cilët kanë braktisur mbledhjen.

Mungesa e informacionit nga ana e bashkisë së Lezhës, për problematika të ndryshme ka shkaktuar shpesh herë debate në Këshillin Bashkiak. Ndonëse herët e tjera janë kaluar pikat e rendit me forcën e kartonit nga këshilltarët e majtë, në këtë mbledhje u tregua se ata nuk i kanë votat për të arritur në vendimarrje në qoftë se numri i këshilltarëve të majtë nuk plotësohet gjatë zhvillimit të mbledhjes.

Share This Video


Download

  
Report form