Nxiste urrejtje ndërfetare, arrestohet "i dërguari i Zotit" në Elbasan

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 1

Elbasan- Predikuesi i një sekti fetar të panjohur më parë në Shqipëri është vënë në pranga i akuzuar për "nxitje të urrejtjes fetare". 39-vjecari, Ilirjan Hida, predikues i sektit fetar "Kisha e Lirë e Apostujve të Pentagonis" rekrutonte kryesisht vajza në moshë të re dhe u kërkonte të shkëputeshin nga shoqëria, por edhe nga familja, si dhe nga fetë e tjera, sepse të gjithë janë thjesht dhe vetëm "njerëz të djallit" .

Hetimet për këtë predikues të çuditshëm kanë nisur pas kallëzimeve penale që kanë bërë të paktën 3 prindër, të cilët kanë rrëfyer se shëndeti mendor i vajzave të tyre është përkeqësuar që kur kanë nisur të ndjekin këtë sekt fetar.

Prindi i një vajze që vijon shkollën e lartë në Tiranë ka denoncuar se Ilirjan Hida i kishte predikuar studentes që të mos tregonterespekt dhe dashuri për familjen, meqë janë kundër fesë së tyre, ndërsa fene e krishtere, myslimane si dhe besime te tjera te ligjeruara ne vendin tone, ai i quan si te pavlera dhe genjeshtra.

Predikimi realizohej përmes bisedave telefonike, që zgjasnin dy orë në mëngjes dhe dy orë në darkë, ndërsa të dielën 39-vjeçari i mblidhte të gjitha vajzat në banesën e tij. I shqetësuar nga kjo situate, shtetasi me inicialet B.F ka takuar të ashtuquajturin predikues, por ai i është përgjigjur se nuk pyet as për Kishë dhe as për Shtet.

Duket se, Ilirjan Hida, e kishte nisur aktivitetin e tij vite më parë, pasi një tjetër prind me inicialet Q.A ka deklaruar se vajza e tij, edhe pse ka tre vjet që ka mbaruar shkollën e lartë nuk pranon të punësohet me pretendimin "se nuk e lë Zoti të punojë".

Ndërsa i ka kërkuar predikuesit të largohet nga jeta e saj, ka marrë si përgjigje se ajo ishte motra e tij, ndërsa babai i saj nuk kishte asnjë të drejtë mbi të.

Kallëzimi i tretë i një prindi me inicialet H.SH rrëfen se vajza e tij shfaq shenja të lodhjes psiqike e fizike dhe është shkëputur nga shoqëria.

Këto kallëzime kanë çuar në nisjen e procedimit penal në shkurt të këtij viti, ndërsa 39-vjeçari tashmë në "arrest me burg" rrezikon të dënohet nga 2 deri në 10 vjet heqje lirie.

Share This Video


Download

  
Report form