Tirane- Avokati i Popullit Igli Totozani ndodhet në Serbi me e ftesë të homologut të rij Sasa Jankovic.
Në këtë takim Totozani shprehu shqetësimin për njohjen nga shteti serb i diplomave të shqiptarëve të lugines së Preshevës që kanë studiuar në Shqipëri dhe Kosovë.
Avokati i Popullit i Serbisë u tregua i gatshëm që brenda kompetencave ligjore të jetë në shërbim të gjithë atyre qytetarëve që hasin pengesa në procesin e njohjes së diplomave.
Nga ana tjeter Ombudsmani i Serbisë u angazhua që do të fillojë të ndjekë me iniciativë gjendjen e të burgosurve me shtetësi shqiptare të cilët vuajnë denimin në Serbi, në veçanti të një shtetasi i cili gjendet në kushte jo të mira shëndetësore.
Totozani, së bashku me zv. Ombudsmanin e Serbisë, z. Milos Jankovic, zhvilluan një vizitë, të parën të përbashkët, në Luginën e Preshevës. Gjatë kësaj vizite ata patën takime pranë zyrës rajonale të OSBE në Bujanoc. Gjitashtu takimet vijuan edhe me abasadorin e BE në Serbi.