Tirane- Partia Demokratike kërkon mbylljen e komisionit hetimor parlamentar që u ngrit për të hetuar akuzat e saj për përfshirjen e insfrasktrukturës ushtarake në trafikun e drogës dhe hapjen e një komisioni të ri hetimor për të hetuar fenonmenin e rritjes së trafiqeve të drogës.
Partia Demokratike dorëzoi sot në orën 08:30 minuta në Kuvend kërkesën për ngritjen e komisionit të ri i cili do të hetojë fenomenin e rritjes së trafiqeve të drogës.
Ndërsa pak minuta më pas opozita brakitis komision hetimor parlamentar të akuzave ndaj FA-së me pretendimin se ky komision "tashmë ka vdekur".
Bylykbashi: Komisioni s'mund të mbyllet s'mund të vazhdojë më tej
"PD ka paraqitur një kërkesë për ngritjen një komisioni të ri hetimor. Këtë e bëmë sepse tashmë ky komision nuk mund të vazhdonte punën e vet. Nuk mund të përgënjeshtroj ky komision siç kërkon mazhoranca ato prova që kanë dalë, nuk mund të përgënjeshtrojë avionin e ulur në Divjakë, fuoristradën e trafikantëve me 460 kg drogë, faktet që po dalin tashmë nga hetimi ku vetë personi i arrestuar ka pranuar se Gjadri ishte një platformë për përdorimin nga narkotrafikantët. Për rrjedhojë ky komision sot nuk mund të vazhdojë më tej.
Ne i kërkuam komisionit ta mbyll punën e tij, nuk mundet ta vazhdojë më tej me objektin e tij. PD kërkon që menjëherë parlamenti të ngrejë një komision të ri për të hetuar në thellësi fenomenin e rritjes së trafiqeve të drogës.
Ne shpresojmë që kjo nuk do të përballet me një vendim antikushtetues përsëri nga ana e mazhorancës, por nuk do ta lëmë këtu, do ta çojmë deri në fund këtë çështje.
Pyetje: A përfshin ky komision dhe hetimin mbi përdorimine mundshëm të ushtrisë
Ky komision është i bazuar mbi kërkesën që neve bëmë për zgjerimin e objektit të komisionit që tashmë është i vdekur praktikisht. Sigurisht përfshin hetimin e të gjithë elementëve, përfshirë përdorimin e infrastrukturës së ushtrisë nga narkotrafikantët. Është diçka që i ka vënë një njollë turpi Shqipërisë. Kjo qeveri e përfshirë kokë e këmbë në këtë narkotrafik, tashmë e ka të pamundur ta fsheh."
Pyetje: Është një mbivendosje kërkesa juaj e re?
Bylykbashi: Jo kërkesa jonë është ajo që ne kërkuam më përpara, që objekti i komisionit hetimor të jetë një hetim i problemit dhe jo akuza apo hetim i deputetëve të PD-së që nuk kishin bërë gjë tjetër vetëm artikulimin e denoncimeve të gjithë qytetarëve nga anë e kënd Shqipërisë.