FIER - Dosje të qytetarëve që nuk janë shqyrtuar dhe as nuk janë ruajtur në zyrat e arkivit të ALUIZNI-t, fatura të prapambetura të energjisë elektrike edhe një borxh që kap vlërën e 150 milionë lëkësh të vjetra.
Këto janë disa nga shkeljet që kontrolli i auditit të brëndshëm ka konstatuar në drejtorinë e ALUIZNI-t në Fier, ndërsa kreu aktual i këtij institucioni, Ervin Bushi, teksa thekson se këto abuzime janë kryer nga paraardhësit e tij, bën një rezyme më të të plotë të shkeljeve të konstatuara.
"Një problematikë tjetër që ne e kemi hasur në këtë drejtori është borxhi i madh i kësaj drejtorie që është një shumë rreth 15 milionë lekë të reja. Do të thotë 33 punonjës kanë punuar në drejtorinë e ALUIZNI-t në qarkun Fier kanë bërë punën e tyre, dhe nuk janë paguar për çfarë kanë bërë. Nuk u janë paguar sigurimet shëndetësore. Do të thotë që të punosh në zyrat e shtetit dhe shteti të mos paguajë sigurimet shoqërore." tha Ervin Bushi
Bushi ndër të tjera sqaron se këto shkelje shumë shpejt do t'i dërgohen edhe organeve të drejtësisë.