Presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi trupat e tij që marrin pjesë në stërvitjet ushtarake pranë kufirit me Ukrainën në rajonet Rostov, Belgorodska dhe Brjanska, të kthehen në bazat e tyre. Urdhri parashikon që këto njësi të vazhdojnë përgatitjet ushtarake në poligonet e bazave të tyre. Rusia bën thirrje për ndalimin e menjëhershëm të veprimeve të dhunshme, pastaj të tërhiqen trupat e Ukrainës dhe të gjitha problemet të zgjidhen në mënyrë paqësore. Nuk është e qartë nëse ky urdhër do të thotë se do të ketë më pak ushtarë në kufi me Ukrainën, ku NATO njofton se Rusia ka dislokuar 40 mijë ushtarë.
Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës tha se në operacionin anti-terror janë arrestuar terroristë të dyshuar që kishin planifikuar sulm në aeroportin ushtarak në Kramatorsk. Luftimet mes separatistëve pro-rus dhe forcave ukrainase të sigurisë vazhduar edhe gjatë natës, në qytetin Sllavjansk. Banorët e dy qyteteve raportuan në rrjetet sociale se luftime të ashpra pati edhe një ditë më parë. Të dielën duhet të mbahen zgjedhjet presidenciale në Ukrainë, të cilët autoritetet e reja në Kiev i shpallën menjëherë pas grushtit të shtetit, që rrëzoi presidentin Viktor Janukoviç. Por, fakti që qytetet lindore janë ende në kontrollin e forcave pro ruse, e detyroi komisionin shtetëror të zgjedhjeve, që të tërhiqet nga procesi në këto rajone. Ivan Bllazhevski