Serbia i lëshon Shqipërisë thirrjen për ndihmë! Qytetarët serbë po përjetojnë orë të vështira për shkak të përmbytjeve dhe apelin për ndihmë shqiptarëve ua sjell ambasadori i Serbisë në vendin tonë Miroljub Zariç.
"Duke pasur parasysh që situata akoma nuk është qetësuar sepse presim rritje të nivelit të ujit në lumenjtë të medhenj dhe sidomos në Danub, dhe tani por dhe në muajt në vazhdim Serbia do ketë nevojë për ndihmë. Dëshiroj që në këtë apel ndaj publikut shqiptar, paraprakisht të falenderoj të gjithe ata njerez që kanë dëshirën e mirë të dërgojnë ndihmën e tyre. Rreth detajeve të dërgimit të ndihmës Ambasada do të dërgojë sot informacion mediave elektronike dhe të shkruara dhe për të gjithë ata qytetare të Republikës se Shqiperisë që duan të kontribojnë me ndihmen e tyre, në jemi në dispozicion për informacion shtese dhe ndihme", tha Zariç.
Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/