A1 Report - Gjirokaster,çelet zyra e re e punës Veliaj:Do kete vemendjen e qeverise

Report TV 2015-08-22

Views 1

Gjirokastrës do t'i kthehet vëmendja e qeverisë sa i përket investimeve në këtë zonë. Zotimi është bërë nga Ministrit i Mirëqenies dhe Rinisë, Erion Veliaj, teksa inauguroi në këtë qytet zyrën e re të punësimit. Veliaj gjithashtu konsultoi me të rinjtë e universitetit, Eqerem Çabej, strategjinë për rininë.

Nga Gjirokastra ku ministri i Mirëqenies sociale dhe Rinisë Erjon Veliaj ka përuruar Zyrën rajonale të punësimit, ka premtuar se këtij qyteti tashmë do t'i kthehet vëmendja me investime çka do të ofrojë dhe vende të reja pune. Duke qenë se në këtë qark ushtrojnë aktivitete një numër i madh biznesesh të mëdha, këto zyra me sistem modern dhe me fondin e nxitjes së punësimit do ta bëjnë më të lehtë marrjen e fuqisë punëtore, ku pritet që në fund të muajit maj të ketë dhe një raport përfundimtar për publikimin e të punësuarve.

Ndërkohë në kuadër të hartimit të Strategjisë së rinisë, ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë Erion Veliaj, është ndalur në Universitetin e Gjirokastrës ku është takuar me studentë të këtij institucioni akademik.

"Kemi një sistem modern se si menaxhohet çështja e punësimit, pra njerëzit që janë me ndihmë ekonomike të jenë të parët që ofrohet një mundësi për punësim .
Kemi përdorur gjithashtu fondin e nxitjes të punësimit për të inkurajuar të gjitha kompanitë që janë në qarkun e Gjirokastrës që për çdo punonjës shtesë të kenë mundësi të aplikojnë dhe të subvencionohen në bazë të numrit të punëtorëve që ato marrin."-tha Veliaj

Duke ju përgjigjur interesit të shumtë të studentëve për të qenë pjesë hartimit të kësaj strategjie, Veliaj ka pohuar gjithashtu se investimi duhet bërë në ato profile ku ka më tepër nevojë tregu i punës. Si një qytetet pjesë e UNESKOS për Gjirokastrën ka thënë më tej ai, turizmi duhet parë me prioritet e po ashtu edhe çelja e degëve profesionale , kurset kualifikuese dhe më shumë punonjës social.

"Një pjesë e strategjisë është që ne të fillojmë të punojmë që në gjimnaz për t'i informuar njerëzit për tregun e punës kështu që kjo është arsyeja pse ne bëjmë strategjinë e rinisë që të kuptojmë qartë çfarë janë ndjeshmëritë."-u shpreh ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Veliaj.

Share This Video


Download

  
Report form