A1 Report - Bulevardi i PD-se, dje i horrave Sot i lirise, shpreses e nderit!

Report TV 2015-08-22

Views 1

TIRANE - Bulevardi "Dëshmorët e Kombit" për Shqipërinë dhe Tiranën është një simbol i zhvillimeve jo pak të rëndësishme, nisur kjo dekada më parë e deri më sot.

Aty nuk kanë munguar paradat ushtarake, ato të Ditës së Punëtorëve apo dhe protestat me ngjyrime politike apo dhe të shoqërisë civile.

Ky bulevard ka mirëpritur protestën e rradhës, këtë herë organizuar nga Partia Demokratike ku kreu i PD-së Lulzim Basha në fjalimin e tij, duke ju referuar statusit kandidat që Shqipëria pret nga Bashkimi Europain këtë qershor, do ta cilësonte "Bulevardi i lirisë, shpresës dhe nderit".

"Kjo këtu është Shqipëria e ligjit, demokracisë, integrimit. Kjo është Shqipëria që nuk mashtrohet, nuk gënjehet. Është Shqipëria që aspiron europën. E meritojmë statusin e vendit kandidat edhe për këtë protestë që po bëjnë sot në bulevardin e lirisë, shpresës dhe nderit. Shqipëria nuk është narkotrafiku, por populli i saj i lire"

Por a është ky një ndryshim i qëndrimit të Partisë Demokratike për bulevardin, kur menjëherë pas protestës së 3 viteve më parë më 21 janar të 2011-ës, ish kryeministri Berisha asokohe në detyrë, do të përdorte etiketimin "lavire dhe horr bulevardi", ndërsa i njëjti qëndrim është mbajtur dhe nga ish-kryeparlamentarja Topalli në deklarimet e saj në media për atë periudhë.

Share This Video


Download

  
Report form