A1 Report - Diber, 21 vjeçarja vritet nga i ati familjaret e raportuan si aksident

Report TV 2015-08-22

Views 112

DIBER- Krimi në familje këtë herë shënon viktimën e radhës në fshatin Sllovë të Dibrës. 21 vjecarja, Fatmira Dushku, është ekzektuar me armë zjarri nga babai i saj, Doksan Dushku.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e familjes Dushku në fshatin e thellë malor të Dibrës një ditë më parë, ndërsa vdekja është raportuar si aksidentale nga familjarët e saj, të cilët kanë pohuar se ajo ka rënë nga kati i dytë.

Policia teksa ka marrë informacion në rrugë operative se vdekja e 21 vjeçares nuk ka ndodhur aksidentalisht është nsiur drejt Sllovës për të hetuar, krimin e fshehur nga familja Dushku.

Rezultatet e grupit hetimor kanë dalë në përfundimin se e reja është qëlluar me arme zjarri të tipit, çifte, ndërsa menjhërë pas kësaj është bërë shoqërimi në polici i familjarëve të viktimës. Mister mbeten ende motivet e kësaj ngjarjeje të rëndë që coi krimine radhës brënda famijes.

Ndërkohë grupi hetimor, ka marrë trupin e pajetë të 21 vjeçares për ta çuar në morgun e spitalit, ndërsa gjatë rrugës nuk kanë munguar as incidentet, teksa është prishur goma e ambulancës.

Incidentet nuk kanë munguar as në morg ku arkivoli ka qënduar për shumë minuta jashtë morgut pasi punonjësit nuk ndodheshin aty. Trupit të viktimës tashmë pritet ti bëhet ekespertiza mjekoligjore, e cila do të jape më shumë të dhëna për këtë ngjarje

Blutë e Dibrës kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanve të plota të kësaj ngjarjeje, ndërsa banorët e fshatit të tronditur nga ky krim refuzojnë ta komentojnë atë para kamerave.

Share This Video


Download

  
Report form