TIRANE - Deputeti i Partisë Socialiste ka replikuar ndaj akuzave të bëra nga deputetja e opozitës Jozefina Topalli, sipas kësaj të fundit për emërimet në policinë e shtetit të personave të implikuar në trafikun e drogës. Balla bëri të ditur se Shefi i Antidrogës, Marin Laca është ish-bodigard personal i vetë Jozefina Topallit si dhe një mik i familjes së saj.
Sipas Ballës ky është ndryshimi mes dy qeverive pasi sipas tij "ne nuk shohim në sy se i kujt krahu politik i përket"
"Për ty zonjë se kemi emëruar persona të implikuar në trafik droge. Të nderuar zotërinj, drejtori aktual i antidrogës, Marin Laca ka qenë bodigard i zonjës Topalli dhe mik i shtëpisë së saj. Ai ka qenë drejtor i shërbimit të policisë rrugore deri në vitin 2013 dhe është sot përgjegjës i antidrogës sepse modeli jonë nuk bën përjashtime demokrat ose jo." tha Balla
Më herët deputetja e PD Jozefina Topalli akuzoi qeverinë se ka vnedosur në krye të policisë persona të inkriminuar në trafikun e drogës.
"Vendi drejtohet nga një klikë droge, në polici ka njerëz të implikuar në trafikun e drogës, në policinë kufitare të implikuar në trafik droge. Miliarderët kanë pushtuar parlamentin. Rama synon drejtësinë. Ka gjetur momentin për ti dhënë zemër të gjithëve." tha Topalli
BALLA: JA FAKTET PER SHKARIMIN NGA PUNA TE GREVISTEVE
Ai tha se Kryetarja Nertila Qafzezi ka marrë 5 vërejtje për largim nga puna në kohën e qeverisjes së PD, ndrësa rekomandmin për punë të saj e ka bërë ish-sekretari i PD së Tiranës dhe Presidenti aktual Bujar Nishani.
Sa i përket grevës së ish-nëpunësve të larguar nga administrata, Balla bëri publike dokumenta sipas tij që tregojnë arsyet e largimit nga puna të grevistëve aktualë.
"Sa i përket grevës së dua t'ju paraqes 5 vërejtjet e bëra ndaj zëdhënëses së grevës Nertila Qafzezi. (Tregon dokumentat) Dhënie e masës disiplinore për Qafzezin, 12.3.2012, kjo zonjë i jepet masa vërejtje për sjellje të parregullt në punë. Paralajmërimi në 2012: Vërejtje për sjellje të parregullt me eprorët Paralajmërimi i 2012, me firmë të drejtorit Arjan Kokona. Paralajmërimi në 07.10.2013: Vërejtje për shkelje të etikës, Paraljamërimi në 14.11.2013: Vërejtje për shkelje të etikës. Tani ligjin që kemi miratuar sa vërejtje të duhen për të ikur nga puna. Ndërkohë këtu kam rekomandimin për punësim të saj të bërë nga Bujar Nishani ish- Sekretar i PD Tiranë për rekomandim në punë. Agron Berisha grevist, ka vetëm diplomë të shkollës së punës. Vendi i punës kërkon spelist i lartë ekonomik. Sokol Ukperaj, shefi i dhënies së pensioneve të invalidëve, ja ku e keni e ka marrë gjithë pensionin për vete, 16.594 000 lekë." u shpreh Balla