A1 Report - U hodh nga kati 16, përcillet në banesën e fundit studentja 23-vjeçare

Report TV 2015-08-22

Views 3

FIER- Një ditë pas ngjarjes tragjike ku studentja 23-vjeçare i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i 16-të i godinës "Sky tower" në kryeqytet, Iris Belba sot është përcjellë për në banesën e fundit në qytetin e Fierit, nga ku kishte edhe origjinën.

Hetimet e kryera deri më tani kanë nxjerrë në pah se prej kohësh e reja përjetonte një situatë të rënduar psikologjie pasi prindërit e saj kishin konflikt në çift, e për këtë shkak vajza ishte transferuar në Tiranë me të ëmën, ndërsa i ati jetonte në fier.
Në ceremoninë e varrimit të mbajtur sot në qytetin e Fierit kanë qenë të pranishëm të afërm të familjes, si dhe një grup studentësh të klasës së Irisit nga Fakulteti i Ekonomisë në Tiranë.

Burime nga policia për "A1 Report" bënë me dije se deri më tani nuk është arritur të vërtetohet asnjë detaj që vajza është imponuar apo shtyrë nga dikush të hidhej nga lartësia e godinës, ndërsa po punohet ende me dëshmitë e stafit të lokalit, si dhe me shoqet e ngushta të vajzës.

Sipas bluve, dëshmitë e marra tek stafi i lokalit kanë treguar se vajza ka ardhur e vetme, ka qëndruar për pak minuta në ambientet e barit e më pas ka dalë, dhe askush se ka kuptuar se çfarë veprimi po bënte.

Ndërsa dy shoqet e Irisit, të cilat u shoqëruan ditën e djeshme, kanë dëshmuar se e kishin mikeshë, si dhe faktin se 23-vjeçarja prej më shumë se 6 muajsh shfaqte shenja depresioni.

Aktualisht ngjarja i është kaluar Prokurorisë së kryeqytetit kur pritet që hetimet e mëtejshme të hedhin dritë mbi çka ndodhi një ditë më parë në kryeqytet, si dhe për marrjen e masave për parandalimin e situatave të tilla.

Share This Video


Download

  
Report form