Statusi s'do të thotë anëtarësim, Edit Harxhi: Rama tejkaloi pozicionin e tij në Francë

Ora News Lajme 2015-08-22

Views 1

Ish zëvendësministrja e Jashtme, Edith Harxhi hedh dyshime mbi vendimin e këshillit të Europës për statusin e vendit kandidat për Shqipërinë.
Nga Studio e lajmeve e" Ora News", Harxhi tha se në kohën kur vendet e BE nuk po gjejnë dakordësi për Presidentin e KE-së, atëherë do të jetë e vështirë edhe një vendimmarrje për Shqipërinë.
"Mendoj që takimi me presidentin Hollande është shumë i rëndësishëm, është presidenti i Francës, njërit prej 5 vendeve kyce të BE, njëri prej vendeve që ka nisur BE, është një vizitë shpresë dhënëse. Ju më pyetët për deklaratat e kryeminstrit. Më vjen keq por kam pak rezervë për atë që është deklaruar sot në një kanal televiziv, të Francës në lidhje me statusin. Që këtë radhë duhet ta jepni statusin se shqiptarët nuk do marrin anëtarësim. Kryeministri e ka tejkaluar pak veten në pozicionin e tij si kryeminsitër me këtë deklarim. Raporti ishte një raport shumë pozitiv, është një raport i punës së shqiptarëve,kjo është puna e shqiptarëve, nuk është punë e një viti , kjo është punë e shumë viteve e gjithë shqiptarëve. Është puna e këtij populli, populli ka zgjedhur politikanët, janë ata që e përfaqësojnë. Ai opinion aq pozitiv nuk është opinion i katër muajve, është opinion për një punë dhe refroma që janë bërë më përpara, në të cilat kanë marrë pjesë të shqiptarët në përgjithësi.
Kryesore është a do jenë në të njëjtin vendim liderët europianë në datën 27 qershor pikërisht kur do merret vendimi. Kur kemi parasysh që janë po këta liderë, vecanërisht Gjermania dhe Britania e Madhe që drejtohen nga dy parti të djathta dhe janë akoma duke diskutuar një emër. Do jetë Junker apo dikush tjetër që do drejtojë Komisionin Europian. Nëse këta liderë nuk bien dakord ende për emrin e Komisionit unë nuk e di sa do të ishte radha për Shqipërinë . Emigracioni në rritje nga Shqipëria dhe narkotrafiku do përbëjnë elementë kryesorë sesi do të evoluohet Shqipëria këtë radhë sidomos nga ana E Britanisë së Madhe ,Francës dhe Gjermanisë", tha Harxhi.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/

Share This Video


Download

  
Report form