A1 Report- Kriza në Irak, Uashingtoni dërgon aeroplanmbajtëse në Gjirin Persik

Report TV 2015-08-22

Views 1

Shtetet e Bashkuara kanë dhënë urdhër që një aeroplanmbajtëse amerikane të dërgohet në Gjirin Persik në përgjigje të krizës në Irak.

Zëdhënësi i Pentagonit Admirali John Kirby tha se Sekretari i Mbrojtjes Chuck Hagel dha urdhër që aeroplanmbajtësja USS George H.W. Bush të lëvizë nga Deti Arabik për në Gjirin Persik. Admirali tha se urdhri i ofron Presidentit Obama më shumë elasticitet nëse "nevojiten masa ushtarake për të mbrojtur jetë amerikanësh, si dhe interesat amerikane në Irak".

Qindra të rinj irakianë po drejtohen për në qendrat e rekrutimit kudo në Bagdad dhe në qytete të tjera për t'iu bashkuar vullnetarisht luftës kundër militantëve islamikë, të cilët kanë përparuar në të gjithë veriun gjatë kësaj jave. Vullnetarët po u përgjigjen një thirrjeje të klerikut më të respektuar shiit të Irakut, Ayatolla Ali al-Sistani.

Kleriku më i lartë shiit ka bërë thirrje për t'u armatosur në kohën kur rebelët sunitë kanë marrë nën kontroll disa qytete të Irakut. Sheiku Abdul Mehdi al Karbalai tha: Qytetarët që janë në gjendje të sigurojnë armët dhe të luftojnë terroristët për të mbrojtur vendin, popullin dhe vendet e shenjta duhet të dalin vullnetar dhe t'u bashkohen forcave të sigurisë për të arritur këtë qellim të shenjtë.

Sipas organizatës së Kombeve të Bashkuara qindra persona kanë humbur jetën dhe militantët kanë kryer ekzekutime në grup të civilëve në Mosul.

Si Shtetet e Bashkuara ashtu dhe Irani premtuan ndihmë për të luftuar rebelët islamikë. Gazeta prestigjioze "Wall Street Journal" citon burime që ruajnë identitetin, sipas te cilave Teherani ka dërguar dy batalione të forcave elitare Al Kuds, të rojës revolucionare për të ndihmuar qeverinë irakiane.

Share This Video


Download

  
Report form