Megjithëse nuk ka qënë një ndër premtimet elektorale por as pjesë e programit të qeverisë së Edi Ramës, pensionistët që nga korriku i këtij viti do të përftiojnë një rritje me 2% të pensionit të tyre. Pavarësisht se kjo nuk është një rritje e kënaqëshme për moshën e tretë, Ministri i Mirëqënies sociale dhe rinisë Erion Veliaj tha se ky është një hap positive ndaj të moshuarve. Ministri tha se propozimi do t'i kalonte menjëherë qeverisë për të përfituar këtë rritje.
Më shumë vizitoni:
http://www.oranews.tv/