Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Bashkia e Tiranës akuzoi sot kryeministrin Edi Rama se ka bllokuar vendosjen e shtatores së presidentit Kosovar Ibrahim Rugova. Sipas nënkryetares Nevila Xhindi refuzimi që i ka bërë këtij propozimi këshilli bashkiak ka qënë zvarim i urdhrit të Kryeministrit. Ajo e konsideori absurd dhe të turpshëm këtë vendim.
Nevila Xhindi: Propozimi i kryetarit të Bashkisë Lulzim Basha është refuzuar të merret në shqyrtim nga Këshilli Bashkiak me urdhër të Edi Ramës, me pretendimin se i ka mbaruar mandati, por ligji për organizimin dhe funksionimin e qeverisjes vendore, në nenin 31 të tij, ?për funksionimin e këshillit komunal ose bashkiak?, në pikën 1 të tij thekson se Këshilli Komunal dhe ai bashkiak ushtron funksionet e tij, qysh nga krijimi, sipas nenit 26, deri në krijimin e këshillit të ri pasardhës.
Pra, refuzimi është thjesht dhe vetëm alibi, për të mos lejuar vendosjen e shtatores së Ibrahim Rugovës në Tiranë. mesa duket për Edi Ramën është më e rëndësishme të bllokojë kryebashkiakun Basha, se sa të nderojë, siç u takon personaliteteve të kombit shqiptar.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/bashkia-e-tiranes-rama-bllokoi-vendosjen-e-shtatores-se-ibrahim-rugoves/