Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në vigjilje të vizitës se kancelares gjermane në Shqipëri, Angela Merkel, autortitetet e larta nxituan të shtrojnë udhën e pritjes, në kahun ku vizita do të dominojë më shumë.
Tashmë që është zbuluar se teme e rendësishme e bisedimeve do të jenë çështjet ekonomike, është krejt e kuptueshme se pse Kryeministri dhe kryetari i ri i Bashkisë nxituan të promovojnë me ceremoni pompoze disa investime gjermane në vend.
I pari një sipërmarrje gjigande gjermane,Tirana Biznes Park, në afërsi te aeroportit të Rinasit.
Rama: ?Së pari, më lejoni të shpreh kënaqësinë që duhen pak minuta nga Tirana për të ardhur në Gjermani. Faleminderit që na keni sjellë një copë Gjermanie, në Vorë!?
Por Rama natyrisht ishte krejt i qartë dhe e dinte se rruga e këtij investimi 100 milionësh, që i kishte shkurtuar rrugën atij dhe mjaft të tjerëve për në Gjermani, kishte qenë e gjatë dhe e mundimshme, por shfrytëzoi rastin të përjashtojë qeverinë e tij nga libri i barsaletave që kishte vendosur investitori të shkruajë mbi peripecitë.
Rama: ?Unë i mora leje Ambasadorit nëse mund ta thosha dhe pasi mora leje nga Ambasadori gjerman që kjo është e vërtetë, po e them me shumë kënaqësi, ? që në atë librin e barsaletave që zoti.Ulmer tha se mund të shkruhej me gjithë aventurën shumëvjeçare të kësaj sipërmarrje në labirintet e burokracisë, qeveria shqiptare nuk është pjesë e barsaletave. Pra, ne kemi bërë gjithçka kemi mundur që ta ndihmojmë kompaninë të zgjidhë të gjitha nyjet, të cilat ishin bërë pengesë për të realizuar fillimin dhe vazhdimin normal të këtij investimi?.
Një javë shumë e rëndësishme ajo që lamë pas për të evidentuar raportet tregtare mes Shqiperise dhe Gjermanisë.
Një ditë pas përurimit të biznesit familjar Tirana Biznes Park u përurua edhe hapja e degës shqiptare të kompanisë ?Forschner?, një nga emrat më seriozë gjermanë në fushën e prodhimit të pajisjeve elektrike, e cila do të punësojë deri në 1 mijë punëtorë.
Por a mund te zbehin inagurimet e minutës së fundit shqetësimet dhe mundimet disa vjeçare të biznesit gjerman në Shqipëri?
Një prej tyre u pasqyrua pak kohë më parë edhe në një të perditshme gjermane që shkruante: ?Një ndermjetës gjerman nuk pranon të paguajë rushfet, skelën e tij në portin e Durrësit e ka zënë një kompani tjetër. Si është e mundur që kjo të ndodhë në një vend si Shqipëria që pret të aderojë në BE??
Dhe menjëherë pas këtij shqetësimi si dhe në prag të vizitës së Kancelares gjermane në Shqipëri, mosmarrëveshjet duheshin sheshuar dhe autoritetet e Portit të Durrësit nisën bisedimet me kompaninë gjermane EMS për të gjetur një zgjidhje.
Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/shqiperia-ka-perfituar-rreth-1-miliard-euro-ne-dy-dekada-nga-investimet-gjermane/