SARANDË - Mungesa e infrastrukturës, prania e mbetjeve urbane, mjedisi i papastruar nga bimësia e degraduar, të cilat sëbashku zbehnin bukurinë e Syrit të Kaltër si zonë e spikatur turistike,ka pasur të domosdoshme rehabilitimin e saj.
Një infrastrukturë hyrëse tashmë më e sistemuar dhe e zgjeruar në një gjatësi prej 3 kilometra, ndërtimi i 2 parkingjeve,realizimi i murit mbrojtës në 1.5 km rrugë si dhe hapja e kanaleve kulluese për ujërat sipërfaqësorë i konsolidon edhe më vlerat e shumta turistike të Syrit të Kaltër Monument Natyre.
Për rrjedhojë përfundimi i rehabilitimit të Lotit të Zonës së Mbrojtur, Syri i Kaltër, ka shpurë sot për ta parë nga afër ministrin e mjedisit, Lefter Koka.
Eshtë kënaqësi që ndodhem sot këtu në Sarandë, pikërisht në një nga zonat e mbrojtura, në një monument natyre i shpallur në vitin 1996.
Është një investim modest por që kryesisht konsiston në konsolidimin e vlerave biologjike të zonës, në infrastrukturë, në pastrimin e shumë mbetjeve që ndodheshin në këtë zonë. Me krijimin e parkingjeve, zgjerimin e rrugës, vendosjen e koshave, një pjesë të sinjalistikës.
Gjithsesi në vetvete edhe Syri i Kaltër është pjesë e konsolidimit të zonave të mbrojtura, ka thënë ka thënë për mediat ministri i Mjedisit Lefter Koka.