A1 Report - Mbërrin në Rinas aeroplani me 70 azilkërkuesit nga Gjermania

Report TV 2015-08-22

Views 1

TIRANË - 70 shqiptarë të cilët ishin larguar drejt Gjermanisë për të kërkuar azil janë kthyer mesditen e sotme.Avioni charter i nisur nga Kassel me 70 azilkërkuesit u ul sot rreth orës 15:30 në aeroportin e Rinasit.

Shqipëria, Mali i Zi dhe Kosova do të klasifikohen si vende të sigurta të origjinës, me kërkesë të Zyrës Federale për Migracionin dhe Refugjatët.

Kjo është bërë me synimin e procedimit të shpejtë të refugjatëve nga vendet e Ballkanit të cilët kërkojnë azil ekonomik në Gjermani, që tashmë do të marrin një përgjigje brenda tre muajve.

Ky vendim do të ketë efekt të drejtpërdrejtë tek refugjatët që kërkojnë azil pasi kjo do të thotë se çdo kërkesë për azil nga refugjatë nga këto tre vende tashmë do të cilësohet si e pabazuar dhe do të lejohet vetëm në disa raste të veçanta.

Në kuadrin e këtij aksioni të ndërmarrë nga institucionet gjermane për kthimin e përshpejtuar në atdhe të azilkërkuesve shqiptarë, sot mbërritën në aeroportin e Tiranës edhe 70 azilkërkues të cilët janë kthyer me dëshirë.

Në gjashtë muajt e parë të këtij viti në Gjermani kanë kërkuar azil 22.209 qytetarë nga Shqipëria. Ndërsa nga Kosova janë 31.400 qytetarë. Në total, numri i aplikimeve për azil në Gjermani deri në fund të muajit qershor ishte 179 mijë, duke shënuar një rritje me 132% në krahasim me një vit më parë.

Për vitin 2015, deri tani nga këta vetëm 1.310 qytetarë nga Shqipëria kanë fituar statusin e azilantit. Ndërsa nga Kosova kanë marrë përgjigje pozitive 1 900 persona.

Share This Video


Download

  
Report form