Këshilli Bashkiak i Vlorës është konstituuar në një ceremoni zyrtare, ku bëri betimin edhe kryetari i ri i zgjedhur nga vlonjatët, Dritan Leli.
Në ceremoninë e zhvilluar në teatrin ?Petro Marko? përvec deputetëve të qarkut dhe ministrave, ishte i pranishëm dhe ish kryetari Shpëtim Gjika.
Ai ka ndjekur deri në fund ceremoninë nga llozhat. Nuk ka munguar dhe urimi për të sapozgjedhurin Leli, urim i cili u shoqërua me një buqetë lulesh.
këshilli bashkiak i Vlorës përbëhet nga 29 anëtarë të së majtës dhe 11 nga aleanca e djathtë. Kryetarja e këshillit u zgjodh Vojsava Shkurtaj, nënkryetare Denada Mecorapaj.