TIRANË - 18 persona kanë mbetur të plagosur nga shpërthimi i një bombole gazi 80 litroshe. Shpërthimi i përmasave të mëdha ka ndodhur në një dyqan ëmbëltoreje në hyrje të zonës së Don Boskos dhe është dëgjuar edhe qindra metra larg nga vendngjarja.
Kjo ngjarje mund të kishte pasur pasoja më të mëdha duke parë përmasat e bombolës, por fatmirësisht nuk ka qenë e mbushur plot.
Menjëherë pas shpërthimit në vendngjarje kanë mbërritur forcat e zjarrfikëses, policia dhe autoambulanca.
Kjo e fundit ka marrë edhe një pjesë të personave të plagosur dhe i ka transportuar për në spitalin e Traumës për t?u dhënë edhe ndihmën e nevojshme.
Nga 18 të plagosurit, 4 prej të cilëve që janë edhe më rëndë janë dërguar në repartin e djegieve në QSUT. Mësohet se në gjendje më të rëndë janë anëtarët e stafit të cilët kanë qenë më pranë pikës së shpërthimit.
Ora 21:30 Zbardhen emrat e 18 të plagosurve nga shpërthimi në Don Bosko
Të plagosurit nga shpërthimi i bombolës janë: Klaudjo Marashi 18 vjeç, Enrik Hima 27 vjeç, Sabri Baruni 60 vjeç, Dhori Qirjo, Mateo Zoto 30 vjeç, Xheladbie Kulla 67 vjeç, Alfred Shani 67 vjeç, Fadil Tuzi, Edvin Liko 30 vjeç, Kujtim Cani 50 vjeç, Xhemile Shani 60 vjeç, Edlira Shima 20 vjeç, Evgjeni Bregu 48 vjeç, Kristi Koreci 20 vjeç, Krenar Bega 38 vjeç, Olsi Beqiri 27 vjeç, Nebie Muhedini 67 vjeç - See more at: http://shqiptarja.com/home/1/shp-rthen-bombola-e-gazit--n--don-bosko-18-t--plagosur-309204.html#sthash.yqe3ShzH.dpuf