ELBASAN - Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur në fshatin Mjekës të Elbasanit, i cili ka dëmtuar dhjetëra banesa.
Sikurse shihni në këto foto janë thyer xhama, janë dëmtuar çatitë e shtëpive, e janë shkaktuar dëme të tjera të rënda për banorët.
Në këtë zonë prej disa vitesh kryhet demontimi i armëve dhe i municioneve të uzinës së Mjekësit.