Në përfundim të seancës ka qenë avokati i deputetit Mark Frroku, Saimir Vishaj, i cili në një prononcim për mediat u shpreh se do ti drejtohen Gjykatës së Strazburgut duke i quajtur të pa drejta vendimet e Gjykatës së Lartë.
Vishaj tha se nuk ka asnjë dosje të ardhur nga Gjykata Belge në Shqipëri dhe se në Strazburg do kërkojnë ndëshkimin e shtetit shqiptarë për mosdëgjimin e klientit.
"Çdo njeri ka të drejtë të gjykohet dhe të mbrohet ky është një nga vendimet më të rëndësishme. Nuk ka asnjë vendim të dërgimit të vendimit nga gjykata Belge në Shqipëri. Do i drejtohemi gjykatës së strazburgut.
Çdo person që akuzohet për një vepër penale ka të drejtë të dëgjohet. Ne në rastin konkret nuk po i fshihemi autoriteteve Belge dhe ju themi që të vijnë dhe deputetin Frroku e gjejnë në ambjentet e burgut 13.
Në Strazburg ne do të kërkojmë ndëshkimin e shtetit shqiptarë për mosdëgjim të klientit. Jemi në një moment proçedurial inekzistent kur deputeti Mark Frrokut i hiqete e drejta për të kërkuar mbrojtje më lart, ndaj ne do ti drejtohemi Gjykatës së Strazburgut?, tha Vishaj.