Vlahutin i rikujton politikës: Keni 23 rekomandime nga BE

Report TV 2015-09-18

Views 1

Përfaqësuesja e BE në vendin tonë Romana Vlahutin, zgjedhjet e fundit vendore, i ka vënë notë negative duke i cilësuar ato mjaft të politizuara. Sipas saj, proceset zgjedhore në Shqipëri janë mjaft të politizuara duke bërë përgjegjës politikanët për këtë.

Një ndër 23 rekomandimet që BE, i ka përcjellë për zbatueshmëri qeverisë shqiptare, është edhe procesi zgjedhor që për qytetarët shqiptarë, duhet të jetë një ditë e zakonshme pushimi ndërkohë që këto zgjedhje, duhet t?ua kthejmë vetë qytetarëve-është shprehur Romana Vlahutin gjatë një prononcimi për mediet gjatë qëndrimit të saj dy ditor në Gjirokastër.

Këto komente ambasadorja e BE, i ka bërë pas interesit të treguar nga gazetarët pikërisht rreth situatës politike në vend kur për Vlahutin, që tani duhet të punohet fort që pas dy vitesh në procesin e ardhshëm zgjedhor, rekomandimet të zënë vend pikërisht për zbatueshmërinë e tyre në këtë drejtim.

Ndërsa reformën në drejtësi të ndërmarrë nga legjislativi shqiptar, Vlahutin e ka përshëndetur. Sipas saj marrëveshja mes palëve, është mjaft e rëndësishme për këtë reformë mjaft të rëndësishme në sistemin e drejtësisë. ?Vetë komuniteti ndërkombëtar është mjaft i interesuar për këtë reformë çka po e mbështet atë?, - është shprehur Vlahutin duke e vlerësuar atë që e cilësoi si në rrugën e duhur.

Madje ajo tha se është kryer një punë mjaft e mirë përgatitore dhe tashmë procesi është në fazën e projektligjeve. Zonja Vlahutin, nuk ka harruar t?i kujtojë klasës politike dhe qeverisë shqiptare që BE, i ka ofruar 23 rekomandime ku përgjatë kësaj periudhe do të punohet me palën shqiptare rreth tyre.

Ambasadorja Vlahutin, gjatë qëndrimit të nesërm në qytetin e gurtë, pritet të vizitojë edhe kampin e restauratorëve nga Ballkani dhe vendet e tjera europiane i cili edhe këtë vit, po zbaton projekte rehabilituese në banesat karakteristike të zonës historike të Gjirokastrës.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS