KUKËS ? Një 15-vjeçar ka mbetur i vdekur në vend pasi është goditur nga rrufeja. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Përbreg në Kukës.
Ngjarja është bërë e ditur nga banorët e zonës, të cilët thonë se i riu ka qenë duke komunikuar në telefon, teksa një rrufe e ka goditur duke e lënë të vdekur në vend.
Policia ka shkuar në Përbreg për të sqaruar rrethanat e ngjarjes ku mbeti i vdekur adoleshenti.