Klubi i shpeleologëve "Vrello" vazhdon ekspeditën zhytëse për gjurmimin e shpellës nënujore "Vrello" në afërsi të kanjonit të Matkës. Këtë vit, siç bëjnë të ditur përfaqësuesit e klubit dhe ministri i Ekonomisë, gjurmimet po i zhvillojnë përfaqësues të ekipeve të huaja. Saraçini tha se shpella është një vend unik si nga aspekti kulturor po ashtu edhe në atë historik. Ai gjithashtu shtoi se ekspedita "Vrello 2012" përmban përgatitje të shpellës për qëllime turistike, për vizita të përditshme të turistëve si dhe për zhytës ekstrem deri në një destinacion të caktuar.
"Duke patur parasysh hulumtimet e viteve të kaluara ku deri tani rekordi është 212 metra nën ujë besojmë se këto ditë ekipi belg dhe ekipi italian së bashku me ekipin vendas nesojmë se këta njerëz do të kenë sukses që të arrijnë të hyjnë në një thellësi më të madhe se ajo që është bërë vitin e kaluar",deklaroi Valon Saraçini ministër i Ekonomisë.
Ndërsa kryetari i komunës së Sarajit Bekim Murati u shpreh se se kjo bukuri natyrore do të ndikojë në rritjen e numrit të turistëve që e vizitojnë këtë rajon.\
"Për momentin jemi duke punuar në hartimin e planit, përkatësisht strategjisë për zhvillimin e turizimit. Ne shperesojmë se këto pasuri natyrore të cilat i posedon komuna e Sarajit do të jenë një artraksion i vërtetë për të gjithë vizitorët jo vetëm nga Maqedonia dhe rajoni por edhe nga mbarë bota",tha Bekim Murati, kryetar i komunës së Sarajit.
Përfaqësuesi i ekspeditës belge theksoi se këtë vit qëllimi i tyre është të zhyten sa më thellë.
"Objektivi ynë për këtë vit është zhytja sa më thellë në këtë shpellë nënujore. Ne duam të vazhdojmë aty ku u ndalën zhytësit italian, shpresojmë të shkojmë më thellë", u shpreh Vander Miler, zhytës belg.
Supozohet se shpella "Vrello" është e thellë 330 metra. Nëse vërtetohet kjo thellësi, atëherë mund të thyhet rekordi botëror në zhytje në shpellat nënujore, i cili është 282 metra. Nevzat Mamuti