Padia, Doshi: Nuk ka pajtim! Braho vrau ushtarë 18-vjeçarë

Report TV 2015-09-28

Views 1

TIRANE - Deputeti i përjashtuar nga Partia Socialiste Tom Doshi ka refuzuar të pajtohet me deputetin e LSI-së Spartak Braho duke e akuzuar atë si vrasës. Në seancën e sotme të mbajtur në Gjykatën e Lartë, Doshi është shprehur i vendosur për të mos u tërhequr nga padia për shpifje që i ka bërë Brahos. Ndërsa kreu i Komisionit të Sigurisë Kombëtare tha se denoncimin ndaj Doshit për raport mjekësor të falsifikuar e ka bërë në emër të LSI-së, forcës politike ku ai është deputet.

?Nuk pajtohem me vrasës dhe shpifës si Spartak Braho. Spartak Braho ka vrarë ushtarë 18-vjeë në kohën e komunizmit?, - mësohet të jetë shprehur deputeti Doshi në seancën e parë të pajtimit.

Por si erdhi kallëzimi për shpifje dhe çfarë kërkon Doshi?

Deputeti i pavarur kërkon 1 lekë dëmshpërblim nga deputeti i LSI-së Spartak Braho pasi ky i fundit e akuzoi publikisht se ka falsifikuar raportin-mjekësor me të cilin Doshi justifikoi mungesën në mbledhjen e Këshillit të Mandateve që do shqyrtonte kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e tij.

Por përballë kësaj, Braho është shprehur sot në gjykatë se denoncimin për raportin që pretendohet fals, e bëri si deputet në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Seanca e radhës Doshi- Braho në Gjykatën e Lartë u vendos të zhvillohet më 12 tetor

Padia u depozitua në Gjykatën e Lartë në muajin Prill.

Share This Video


Download

  
Report form