Kuvendi ka rrëzuar me shumicë votash kërkesen e Partisë Demokratike për hetim ndërkombëtar me procedurë të përshpejtuar për çështjen ?CEZ?. Pasi diskutimeve të gjatë, në fund u vendos me votë ku 54 deputetë votuan kundër, 50 pro dhe 12 të tjerë abstenuan.
Në fjalën e tij, kreu i Grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka tha se qëndrimi i mazhorancës është i diktuar nga kreu i qeverisë. Ndërsa në fund kërkoi që të paktën propozimi i PD-së të futej në kalendarin 3-javor të punimeve parlamentare.
Nga ana tjetër kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi tha se hetimin ndërkombëtar e ndalon Kushtetuta dhe 6 vendime të Gjykatës Kushtetuese.
Ora 18:08 Paloka: Votoni që të hetojmë dhe këta tanët!
Sot treguat gjithçka. filloi dje me deklaratë ne Ramës dje dhe u bërë të qartë për të gjithë shqiptarët. Është një çështje që keni deklaruar se kërkoni ta hetonin edhe sot gjithë ditën keni thënë të hetohet është fajtor Berisha është fajtor Ridvani. Ndërkohë që me votë e keni ndaluar hetimin e kësaj çështjeje. E kupton edhe më idioti pse është ndaluar. Votohet në parlament që të bllokohen hetimet për çështje penale. keni mundësitë me votat tuaja. Të hetoni ju dhe të hetohen edhe këta tanët që janë fajtor. T?i hetojmë bashkarish. Berishën, Metën dhe Ramën që u dha urdhër nga SHBA që ta mbyllni këtë çështje. Ju deri sot keni akuzuar drejtësinë, deri dje ishin të korruptuar. Çështja është procedeuralae vota juaj është politike. Nëse nuk do të lejohet me justifikime absurde tregoni futeni në kalendarin tre javor. Fotoni që formalisht të hyjë në kalendarin tre javor.