Partia Demokratike ka akuzuar kreun e bashkisë së Tiranës Erion Veliaj i cili sipas saj ka caktuar përgjegjësin e tatimeve një person me precedent penal.
Kryetari i këshilltarëve demokrat në Bashkinë e kryeqytetit Leonard Olli theksoi se shefi i inspektimit tatimor në terrën Artan Ligori në 2007 ka plagosur një grua.
?Veliaj ka caktuar së fundmi përgjegjës në terren për tatimet një person të dënuar për plagosje me dashje. Pikërisht, ka vënë në një detyrë delikate që ka të bëjë me raportin e drejtpërdrejtë me qyterarët dhe me biznesin, Artan Ligorin, i cili në maj të vitit 2007 ka plagosur një grua. Kemi këtu vendimin e gjykatës që e ka dënuar Ligorin në tetor të vitit 2007? u shpreh Olli.