Taksa edhe për qiradhënësit? Braçe: Po kontrollohet edhe ky sektor - Ora News

Ora News Lajme 2015-10-05

Views 3

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Deputeti i PS, Erjon Braçe ka deklaruar në studion e Tonight Ilva Tare se po punohet për mbledhjen e taksave edhe për qiradhënësit, pasi ka abuzime në kontratat e nënshkruara. Përgjigja e Braces erdhi pas interesit të shikuesve në emision.
Po ashtu në një bilanc të dy viteve të qeverisë socialiste, deputeti i PS dhe njëherësh Kryetari i Komisionit të Ekonomisë, Erjon Braçe ka mbrojtur reformat e ndërmarra nga qeveria përballë analistëve, Lutfi Dervishi dhe Arion Sulo.
Ilva Tare: Pse bën sikur nuk e di qeveria përsa i takon qirtatë që jepen, maksimumi 150 euro shënohen në kontrata, ndërkohë të gjithë e dinë që bëhet fjale për 2000 euro pse nuk mblidhen taksa dhe tek qiradhënësit
Erjon Braçe: Po kontrollohen edhe ata, po punohet për një skemë të qartë për të dyja taksat, qoftë për taksën e pasurisë..dhe natyrisht pa një regjistrim të plotë të të gjitha pasurive, apo një regjistër të plotë të të gjitha pasurive do të jetë shumë e vështirë për tu administruar sic ka qenë e vështirë për tu administruar po ashtu edhe për qiratë, veçanërisht për ato qira që nuk i drejtohen zyrës së një noteri kur realizohet një kontratë qiradhënie. Kjo është e vështirë për tu kontrolluar megjithatë është një sektor tek i cili po ndërhyhet fort edhe për të kontrolluar këtë gjë.
Ilva Tare: Ju e keni thënë vetë në komisionin e Ekonomisë që problemi i mosmbledhjes së të ardhurave fillon që në dogana. Ka ndryshuar dicka që nga ai moment kur e keni thënë këtë shqetësim


Për më shumë klikoni në http://www.oranews.tv/vendi/taksa-edhe-per-qiradhenesit-brace-po-kontrollohet-edhe-ky-sektor/

Share This Video


Download

  
Report form