Elbasan, "bombola e braktisur te tregu", arrestohet 53-vjeçari

Report TV 2015-10-09

Views 0

ELBASAN - Policia ka arrestuar një 53-vjeçari me akuzën e ?Prodhimit dhe mbajtjes pa leje të armëve luftarake dhe e municionit? dhe ?Kanosje?.

Rexhep Bica, banues në Elbasan, u arrestua pasi dyshohet për vendosjen e mjetit të dyshuar si ?Bombë me Telekomanë? . Bica të premten rreth orës 10:00 në vendin e quajtur ?Tregu i Fruta ? Perimeve? kishte vendosur një bombul gazi të modifikuar.

Efektivat e policisë, në bashkëpunim me forcat xheniere te repartit special RENEA, bënë të mundur, konstatimin e një bombule gazi , e modifikuar dhe disa fijeve elektrike së bashku me disa mekanizma të tjerë, të ngjashme me ato që aktivizojnë lendë eksplozive.

Policia bën me dije se bombola e gazit që u gjet pas tregut të fruta perimeve nuk ishte e lidhur me detonatorë që mundësojnë shpërthimin e saj dhe sqaroi se bombula ishte e mbushur me rërë dhe kishte dy fije dhe një bateri.

Share This Video


Download

  
Report form
RELATED VIDEOS