Ekzekutohet polici gjate aksionit ne Peqin - Vizion Plus - News, Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-21

Views 2

Një polic është ekzekutuar ne Gryksh te Peqinit, nga grabitësit e një transformatori energjie. Efektivi Zabit Caka, 50 vjeç, mbeti i vrare gjate shkëmbimit te zjarrit mes hajduteve dhe forcave te policisë.
Sipas burimeve zyrtare, pas vrasjes se policit është vetëvrarë edhe njeri nga grabitësit, Luan Tabaku, 40 vjeç. Ngjarja ndodhi ne mesnate. Patrulla e policisë qe ishte me shërbim ka mbërritur ne fshat pas njoftimit te banoreve qe kishin pikasur hajdutet e armatosur. Ndërsa efektivet kane tentuar te arrestojnë ne flagrance hajdutet e transformatorit, ata janë kundërpërgjigjur me arme. Pas breshërive te automatikut ka mbetur i vdekur ne vend efektivi Zabit Caka, baba i pese fëmijëve, qe jetonte ne Peqin. Pak momente me vone është gjetur i vdekur edhe grabitësi 40-vjeçar, qe jetonte ne fshatin përbri zonës ku ndodhi ngjarja. Fillimisht u mendua për një vdekje gjate shkëmbimit te zjarrit, por me pas policia deklaroi se grabitësi kishte vrare veten. Ndërsa bashkëpunëtoret e tij kane mundur te largohen. Ne vendngjarje kane mbërritur qe ne orët e para te mëngjesit drejtues te policisë se Elbasanit, madje edhe nëndrejtori i përgjithshëm i policisë se shtetit Kuliçaj. Disa metra larg vendit ku ndodhi shkëmbimi i zjarrit policia ka gjetur makinën e Tabakut si dhe një kallashnikov. Sipas policisë, 40-vjeçari njihej si person me precedentë penale jo vetëm ne Shqipëri por edhe ne Itali. Pak dite me pare ne këtë fshat ishte vjedhur transformatori dhe kjo ishte tentativa e dyte. Edhe për rastin e pare Tabaku ishte i dyshuari kryesor. Ai jetonte me familjen ne fshatin Sheze ku zotëronte edhe një lokal te madh. Numri i bashkëpunëtoreve qe kane arritur te largohen nuk dihet, por policia deklaron se autori nuk mund te transportonte i vetëm transformatorin pas vjedhjes, prandaj ka pasur te paktën edhe një person tjetër me vete.

A policeman has been executed in the Peqin Gryksh by looters of a power transformer. Effective Zabit Caka, 50, was killed during exchanges of fire between the robbers and police forces.
According to official sources, after the murder that police suicide is also one of the robbers, Tabaku Luan, 40. The incident occurred at midnight. Police patrol that was in service has arrived in the village after the notice of residents who had detect armed robbers. While effective to try to arrest the robbers flagrance the transformer, they are counter to the weapon. After the automatic breshërive dead remained in place Effective Caka Zabit, a father of five children who lived in FC. Few moments later was found dead the 40-year-old robber, who lived in the village beside the area where the event occurred. Initially it was thought for a long exchange of fire death, but police later said the robber had killed himself. While his associates have been unable to leave. We have arrived to the scene in the early morning hours leading to the Elbasan police, even police deputy director general of the state Kuliçaj. A few meters away from the exchange of fir...

Share This Video


Download

  
Report form