Presidenti i Republikës, Bamir Topi rikthen për shqyrtim ne Kuvend ligjin e kaluar vetëm me votat e mazhorances, pas kontestimeve te forta te opozitës, për importin e mbeturinave. Ne arsyetimin e tim për kthimin e dekretit Topi argumenton se ligji "Për menaxhimin e integruar të mbetjeve" ka nevoje për përmirësime.
"Me qëllim që ligji dhe zgjidhjet e ofruara për menaxhimin e mbetjeve në Republikën e Shqipërisë të garantojnë sa më tepër rezultate pozitive, në bazë të nenit 85, paragrafi 1 të Kushtetutës, vendosa të mos e dekretoj, por ta kthej edhe njëherë për rishqyrtim në Kuvend, pasi gjej në të, mospërputhje dhe dispozita jashtë objektit të vetë ligjit," shprehet Presidenti Topi. Konkretisht ai i referohet nenit 49, i cili sipas tij del jashtë qëllimit të ligjit. "Në një kohë kur i tërë ligji i është dedikuar marrjes së masave dhe kryerjes së procedurave për menaxhimin mjedisor të mbetjeve në Shqipëri, si një problem i rëndë dhe ende i pazgjidhur i mjedisit shqiptar sot, krijimi i mundësive për import të mbetjeve të vendeve të tjera, duket se bie ndesh me qëllimin e deklaruar për 'minimizimin e mbetjeve ose pakësimit të ndikimeve negative nga krijimi dhe menaxhimi i integruar i mbetjeve', apo 'pakësimit të ndikimeve negative të përgjithshme nga përdorimi i burimeve," argumenton kreu i shtetit. Kunder importit te plehrave qe parashikonte ligji i mazhorances qeverisese, ishin shprehur se fundmi edhe ambientaliste e grupime rinore, ndersa Forumi Eurosocialist ka protestuar si ne Presidence, ashtu edhe perpara Parlamentit, duke i kerkuar kreut te shtetit te mos e dekretoje ligjin.
President of the Republic, Bamir Topi for consideration in the Assembly restores the previous law only by majority vote, after strong opposition disputes, for import of waste. In my reasoning for the return of the decree Ball argues that the law "On the integrated waste management" needs improvement.
"In order that the law and offered solutions for waste management in the Republic of Albania to ensure the more positive results, according to Article 85, paragraph 1 of the Constitution, decided not to enact, but to return once again to review the Assembly, as I find in it, inconsistencies and provisions outside the scope of the law itself, "stated President Topi. Specifically it refers to Article 49, which falls outside its scope under the law. "At a time when the whole law is dedicated to taking the measures and procedures for conducting environmental management of waste in Albania, as a serious problem and still unresolved today Albanian environment, creating opportunities for import of waste sites other, appears to conflict with the stated intention to 'waste minimization or reduction of negative impacts from the creation and integrated waste management', or 'reducing the overall negative impacts from the use of resources, "argues the head of state. Against import of fertilizers that provided law governing majority, were recently declared that the environmental ...