Presidenti i Republikës, Bamir Topi ne vijim te vizitave ne rrethe, këtë radhe është ndalur ne Shëngjin ku ka kërkuar nga palët qe ti japin fund politikes konfliktuale. Kreu i shtetit theksoi se mosmarrëveshjet politike, nuk duhet te ndikojnë ne komunitet dhe beri thirrje për me shume bashkëpunim mes pushtetit qendror dhe atij lokal.
"Sot vërtet në Shqipëri ka debat politik, ka edhe mosmarrëveshje të karakterit politik, por jam i bindur që klima e demokracisë bën të mundur që, përtej pozicioneve politike, njerëzit në komunitet të mos jenë të influencueshëm, por të bashkëpunojnë, të komunikojnë, sepse jeta në komunitet është ajo që i intereson gjithsecilit, pavarësisht nëse është i majtë, nëse është i djathtë, nëse nuk ka interes për politikën. Pra, të gjithë së bashku jetojmë në komunitet dhe komuniteti ka nevojë që të orientohet tek politika dhe pushteti vendor. Pushteti vendor ka detyrimin që të komunikojë me pushtetin qendror dhe të gjithë së bashku të bëjmë të mundur që jeta e qytetarit të përmirësohet," është shprehur Topi. Kreu i shtetit, i cili refuzoi te prononcohet për gazetaret, nuk është pritur nga asnjë zyrtar lokal i djathte, përfshirë edhe prefektin e Lezhës, Pal Dajçi. Gjate vizitës ne Shëngjin, presidenti mori pjese ne inaugurimin e rikonstruksionit te godinës se komunës, ku iu dha edhe titulli "Mirënjohja e qytetit". Ndërsa kreu i shtetit dekoroi me urdhrin "Nene Tereza" priftin italian Antonio Leuçi, për kontributin e dhënë për kategorinë e njerëzve ne nevoje, si dhe arsimimit të fëmijëve ne këtë zone.