Marshim homazh ne kujtim te 21 Janarit - Vizion Plus - News - Lajme

VizionPlusAlbania 2015-11-21

Views 4

Me një përkujtimore te ngjashme me atë te 28 janarit, Partia Socialiste i drejtohet serish kryeministrisë me apelin për drejtësi dhe ndëshkimin e fajtoreve, qe morën jetën e katër protestuesve. Detajet kryesore te organizmit te homazheve qe do te mbahen ne 1-vjetorin e kësaj ngjarje, janë përcaktuar ne mbledhjen e pare te sekretariatit socialist për 2012. Te gjithë deputetet por jo vetëm, do te kujdesen për te organizuar mbërritjen e njerëzve nga qytete te ndryshme. Vete kryetari i PS-se, Edi Rama, se bashku me sekretariatin, do te zhvilloje te mërkurën një takim me kryetaret e PS ne rrethe ndërsa te enjten do te mbledhë kryetaret e Bashkive socialiste ne Durrës, për detajet e organizimit. Ajo qe mësohet tjetër nga burime brenda PS-se është se vete deputetet kane kërkuar homazhe paralele edhe ne disa qytete te tjera te Shqipërisë, mundësi qe do te diskutohet edhe ne takimet e ardhshme. Marshimi homazh do te zhvillohet paraditen e 21 Janarit, ndërsa njëra nga mundësitë është te filloje ne te njëjtin orar me atë te demonstratës se para një viti, ne mesdite. Nuk janë parashikuar fjalime para kryeministrisë, por vetëm buqeta me lule ne vendin ku mbeten te vrare katër viktimat. Vete kryetari i PS Edi Rama, është duke u kujdesur për detajet e këtij homazhi, qe parashikon dhe vizita ne familjet e protestuesve te vrare. Ne 21 janar 2011 ne shesh mbeten te vrare katër demonstrues, një ngjarje kjo qe do te pështjellonte zhvillimet politike pasuese ne vend. Vete PS kërkoi drejtësi ndërsa kryeministri Berisha e cilësoi te gjithën një puc shteti, duke përfshirë ne te madje edhe Presidentin e Republikës, Bamir Topi dhe kryeprokuroren Ina Rama. Ne 28 janar te një viti me pare, Partia Socialiste zhvilloi me një jave diference nga ngjarja demonstratën homazh, ndërsa deri me tani askush nuk është dënuar për këtë ngjarje.

In a similar memorial to the 28 January, again addressed the Socialist Party prime minister to appeal for justice and punish the perpetrators, which claimed the lives of four protesters. Details of homage main body to be held in the 1-th anniversary of this event, are set out in the first meeting of the Secretariat for the 2012 socialist. All MPs but not only, will not care for organized arrival of people from different cities. Himself chairman of the SP, Edi Rama, together with the secretariat, will conduct a meeting Wednesday with leaders of district SP and Thursday will bring socialist mayors in Durres, the details of organization. What else is learned from sources within the SP is that MPs have asked him homage parallels in some other cities of Albania, the opportunity to be discussed at future meetings. Homage march will take place the morning of January 21, while one of the options is to start at the same time with the demonstration that a year ago, at noon. There are anticipated before the prime minister's speeches, but only bouquets of flowers at the place where four victims were killed. Chairman of the PS itself Edi Rama, is taking ...

Share This Video


Download

  
Report form