Partia Socialiste pritet të ndërmarre një lëvizje të re politike para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, kryefjala e së cilës do të jetë komunikimi ne çdo cep te vendit me qytetaret për të sqaruar rolin dhe pozicionin e PS sa i takon të gjitha sferave te reformave në vend. Këtë e paralajmëroi kryetari i PS, Edi Rama, gjatë mbledhjes së grupit parlamentar socialist, duke shtuar se kjo vjen në kushtet kur qeveria ka ndërmarre një fushatë denigruese ndaj PS për të mbuluar aferat e saj korruptive. Rama ishte kritik ndaj një ministri në qeveri, atij të financave. Ridvan Bode, sipas Ramës, duhet të japë dorëheqjen, në kushtet kur ka abuzuar me lotarinë kombëtare. Rama tha se me të ardhur në pushtet socialistet, do të zhbëjë këtë lotari, ndërsa shtoi se ajo është në vazhdën e bëmave korruptive te qeverisë për interesa klanore. Rama tha se statusi i vendit kandidat rrezikohet për here të tretë, në rast se qeveria do të vazhdoje me të njëjtën fryme jo bashkëpunuese me opozitën.
The Socialist Party is expected to undertake a new political movement before the next parliamentary elections, the subject of which will be communicating in every corner of the country with citizens to explain the role and position of the SP in terms of all areas of reforms in the country. Warned that the PS leader Edi Rama, the socialist parliamentary group meeting, adding that this comes at a time when the government has undertaken a campaign of denigration against the SP to cover its corruptive affairs. Rama was critical of a minister in the government, that of finance. Ridvan Bode, according to Rama, should resign, as the national lottery has abused. Rama said the Socialists come to power, would undo the lottery, and added that it is in the wake of the acts of government corruption clan interests. Rama said the endangered status of candidate country for the third time, if the government would continue with the same spirit of not cooperating with the opposition.